Privatësia
Kjo politikë shpjegon si i përdorim dhe i mbrojmë të dhënat që na jepni kur kontaktoni ose porositni nga GiftSpot.
Kush i përpunon të dhënat
GiftSpot.ks është përgjegjës për të dhënat e porosive. Adresa: Fushë Kosovë, Rruga Dardania, Kosovë. Kontakti për privatësi: info@giftspot-ks.com.
Të dhënat që mbledhim
Emrin, telefonin, emailin nëse e jepni, adresën e dërgesës dhe faturimit, shënimet e porosisë, tekstet e personalizimit dhe skedarët që ngarkoni, si logo ose lista. Ruajmë edhe të dhëna teknike të domosdoshme për sigurinë dhe funksionimin e faqes.
Pse i përdorim
Për të konfirmuar, personalizuar, prodhuar dhe dërguar porosinë; për t’ju kontaktuar; për të trajtuar kërkesat, ankesat dhe detyrimet ligjore. Nuk i shesim të dhënat tuaja dhe nuk i përdorim për reklama nga palë të treta.
Me kë mund t’i ndajmë
Vetëm me ofruesit që duhen për porosinë, si transportuesi, hostimi dhe shërbimi i emailit, dhe vetëm në masën e nevojshme. Mund t’i ndajmë kur kërkohet me ligj.
Ruajtja dhe siguria
Të dhënat e porosisë ruhen për aq sa nevojiten për përmbushjen e saj, trajtimin e kërkesave dhe detyrimet ligjore. Skedarët e klientëve ruhen në zonë të mbrojtur dhe hiqen kur nuk nevojiten më.
Të drejtat tuaja
Mund të kërkoni qasje, korrigjim, fshirje ose kufizim të të dhënave, kur lejohet nga ligji, duke shkruar në info@giftspot-ks.com.