Pyetje të shpeshta
Përgjigje për personalizimin, zbritjet, përgatitjen dhe dërgesën.
A personalizohet çdo copë veçmas?
Po. Kur rritni sasinë, fushat e reja shfaqen direkt për copën e shtuar.
A mund të ngarkoj logon e kompanisë?
Po. Në produktet që e mbështesin, mund të ngarkoni logon në JPG, PNG, WebP ose PDF.
Si vendoset logoja e veturës?
Shkruani markën dhe modelin në fushën e pasme; ne e përgatisim logon në stilin origjinal të prodhuesit.
Kur aplikohet zbritja?
Për 5–9 copë aplikohet automatikisht 5% zbritje. Për 10 ose më shumë copë aplikohet 10% zbritje.
Cilat janë çmimet për biznes?
10–24 copë: 5,40 € për copë; 25–49 copë: 4,50 € për copë; 50–99 copë: 4,00 € për copë; 100–199 copë: 3,50 € për copë; 200+ copë: 3,00 € për copë.
A ka sasi minimale?
Jo. Për porosi të zakonshme nuk ka sasi minimale; formulari i biznesit fillon nga 10 copë.
Sa zgjat përgatitja?
Afati konfirmohet sipas sasisë. Zakonisht 2 deri 4 ditë nga momenti i porosisë për 1 deri 25 copë.
A dërgoni jashtë Kosovës?
Po. Dërgesa për Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut kushton 5 €. Për destinacione të tjera, kostoja konfirmohet veçmas.